Një shqiptar është gjetur i vrarë në në Greqi. Sipas mediave greke shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar me pushkë gjuetie në zonën e Atikës. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 10:00 të së mërkurës. Viktima është gjetur me plagë në kokë dhe në stomak.
Dyshohet se vrasjes i ka paraprirë një konflikt fizik.
Dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin dëgjuar të shtëna, por nuk kishin parë njeri.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.



