GJKKO përgënjeshtron Veliajn: Është verifikuar audio, nuk ka asnjë fyerje ndaj tij

GJKKO përgënjeshtron Veliajn: Është verifikuar audio, nuk ka asnjë fyerje ndaj tij

<p>GJKKO ka reaguar në lidhje me një<a href="https://www.mcntv.al/node/216659?fbclid=IwY2xjawIpV3pleHRuA2FlbQIxMQABHaFwc5NUVh5sfeCpcUnLw1941hFGElLHSHvAs4vMc28KCo2LG1orfWF2KA_aem_DNtNlW9rS01H3U8MQ3Migw"> postim të kryebashkiakut Erion Veliaj</a>, i cili publikoi sot një transkript të dialogut në seancën gjyqësore teksa mbahej masa e sigurisë ndaj tij. Bashkëngjitur me bisedën, Veliaj pretendoi se është fyer nga prokurori i çështjes, Ols Dado.</p> <p>Por në reagimin e GJKKO në lidhje me këtë rast, theksohet se ofendimi që Veliaj pretendon nuk rezulton në regjistrimin audio.</p> <blockquote> <p><em>Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë. Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment. </em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy