Një ditë pasi prokuroria e Janinës akuzoi taksistin Spiro Papa për vrasjen e 16-vjeçares nga Saranda, mediat greke kanë publikuar dëshminë e tij. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, kur u tha zyrtarisht se 16-vjeçarja Kostandina Anagnonsi vdiq pas vizitës te dentisti. Babai i vajzës akuzoi ish-gruan dhe taksistin se e detyruan të abortonte, pasi ishte përdhunuar nga Papa.



