Fobia e Muçit: ”Kam frikë se ma presin” (VIDEO)

Fobia e Muçit: ”Kam frikë se ma presin” (VIDEO)

“Nuk ka kurva në këtë botë” u rikthye në skenë për publikun në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Kjo shfaqje e sjell publicistin në rolin e një shoumen-i. Pas monologut provokues në 2015-n, “Dhe profetët… dinë të puthin”, edhe kjo stand up komedi, nuk e largon Nanon nga stili i tij provokues. “Unë jam me idenë që termi k***ë është bërë në një botë të dominuar nga burrat, në një botë maskiliste dhe patriarkale. Kam përshtypjen që kjo do të vazhdojë edhe për shumë kohë sepse bota vijon të mbetet patriarkale, sado që po fiton terren edhe gruaja”, tha Nano.

Përpos kësaj teme, kjo stand up komedi tërhoqi javë më parë vëmendjen e publikut dhe medias, përshkak të një deklarate të Nanos, sipas të cilës ai ishte gay. Këtë here, ai ka tërhequr sërish vëmendje, por jo për këtë temë. Ai ka treguar se që në fëmijëri ka pasur një frikë të madhe lidhur me organin e tij seksual. Kjo fobi vazhdon edhe në ditët e sotme. Bëhet fjalë për frikën nga tredhja, ose siç thuhet në zhargon “frika se mos ia presin”.

“Sa herë që në debate publike unë flas për tema delikate si origjina e mamasë së Skënderbeut, sa herë që flas për fetë, për seksin, sa herë që vë në dyshim patriotizmin e Xhakës dhe Shaqirit, rrjetet sociale mbushen me komente negative e ofenduese nga njerëz të ndryshëm, të cilët unë i imagjinoj duke dalë me një bisturi në dorë nëpër rrugët e Tiranës, duke më kërkuar mua…” është shprehur ndër të tjera Muç Nano. Për më shumë, ndiqni videon e shkëputur gjatë këtij momenti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy