Organizimi i finales së Conference League në Tiranë, ishte realizuar me përkushtim nga të gjitha institucionet, vlerësoi kryetari i FSHF-së, Armand Duka, përmes skype në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Duke anashkaluar debatet e mëhershme me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kjo e djeshme, ishte në emër të detyrës dhe përkushtimi në organizmin e këtij eventi me rëndësi historike për sportin në Shqipëri, vlerësoi Duka.
Ne të gjithë bëmë punë maksimale, të gjitha institucionet kanë qenë pjesë e përpilimit të dosjeve, që nga federata, nga bashkia, nga ministritë, aeroporti, të gjithë marrin angazhimet e veta dhe UEFA, i cedon dhe i sheh i plotësoi kriteret, pra të gjithë ishim pjesë e procesit dhe kanë qenë maksimalisht të angazhuar.
Isha i gëzuar dhe i buzëqeshur, se kisha fatin të prezantoja këtë kupë në Tiranë dhe mendoj se të gëzuar duhet të ishin të gjithë që nga Lorik Cana, dhe kryetari i bashkisë.
Mos thuaj çfarë kanë më njëri tjetrin, por thuaj se çfarë ka kryetari i bashkisë me federatën.



