Çipi: Kosova e nisi keq dialogun me Serbinë, po paguan haraçin për inferioritetin e vetë

Çipi: Kosova e nisi keq dialogun me Serbinë, po paguan haraçin për inferioritetin e vetë

Regjisori Kastriot Çipi thotë se Kosova e ka nisur keq fazën e dialogut me Serbinë dhe se po paguan për inferioritetin e vetë dhe mirënjohjen e tepruar ndaj ndërkombëtarëve dhe tani po paguan haraçin. Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai tha se Kosova ka 15 vjet që ka shpallur pavarësinë, por nuk është vend i pavarur dhe sovran. “Nëse do isha sot në pozitën e Albin Kurtit, do të filloja me një dialog mbarëkombëtar mbi një atë që ka ndodhur në 24 vjet. Do i pyesja njerëzit doni të shkëmbejmë territorin, doni ta japim Veriun, doni Kushtetutë të re? Asnjë pakicë nuk ka të drejtë të bllokojë shumicat, kjo ndodh vetëm në Kosovë. Kosovës i është imponuar një flamur që s’duhet ta kishte pranuar. Me çfarë argumenti po më imponon mua ngjyrat e flamurit? Nëse më thua që në flamurin tim nuk do jenë ngjyrat e flamurit kombëtar, ti më fyen. Vend sovran është ai që vendos vetë. Populli vendos do të bashkohet ose jo. Europa ka vendosur që nuk do të ketë më ndryshim kufijsh. Europa e ka pasur në plan që para 1999 që Veriun ta marrin serbët”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy