Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnauistan” se Perëndimi po shkon drejt luftës me Rusinë, pasi i ka siguruar armatime Ukrainës.
Ti je kundër në Irak sepse u ngrit mbi një mashtrim. Në Afganistan u shkua për të arrestuar Bin Laden-in. Në të dyja rastet kemi një mashtrim të hapur të shërbimeve sekrete. Pse duhet të hyjë Perëndimi në luftë me Rusinë?! Perëndimi po shkon drejt luftës me Rusinë, ka armatosur Ukrainën. Mund të shkojmë drejt një përshkallëzimi, që mund të çojë në Luftën e Tretë. Jemi ne të gatshëm të shkojmë në luftë për tekat e Ukrainës?!”
Duke diskutuar me moderatorin Nano mbi fitoren e mundshme të Trump në 2024-ën dhe skenarët për Ukrainën, Çipi thekson se nëse Kievi firmos për mos hyrjen në NATO, Rusia tërhiqet.
Rusia do garanci që Ukraina s’do përfshihet në NATO. Ti thua fiton Trump në 2024, ulet me Putinin, i jep garanci që Ukraina nuk futet në NATO.
Cila nga këto të shqetëson mosfutja e Ukrainës në NATO apo shkëputja e territorit?!
Në sekondën që Ukraina firmos që s’do hyjë në NATO, Rusia tërhiqet”.



