Analisti bullgar Panchev: Ndahuni, Bullgaria nuk e heq veton për Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Analisti bullgar Panchev: Ndahuni, Bullgaria nuk e heq veton për Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Mosmarrëveshjet Bullgari-Maqedoni e Veriut duket se kërkojnë kohë që të zgjidhen. Disa çështje të debatueshme që kanë të bëjnë me historinë e dy vendeve kanë çuar në veton bullgare, që pengon hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Një veto kjo që bëhet pengesë edhe për Shqipërinë, duke qenë se Brukseli deri tani i ka parë të pandara të dy vendet në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit.  Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes Skype, analisti Anton Panchev, tha se si shoqëria, edhe autoritetet bullgare janë të prera sa u takon kritereve që i kanë vendosur Bullgarisë.  

Autoritetet në Shkup nuk i kanë përmbushur detyrimet që burojnë nga traktati. Nuk ka përparim. Ende po falsifikohet historia bullgare, ka pretendime territoriale nga Maqedonia drejt Bullgarisë.

Shoqëria bullgare është e bashkuar dhe mbron interesin kombëtar. Autoritetet në Maqedoninë e Veriut duhet ti përmbushin kriteret. Duhet të ndërpritet gjuha e urrejtjes. Edhe presidenti Radev e tha dje qartë se Bullgaria kërkon rezultate nga Shkupi.

Pak ditë më parë, në Bullgari u formua qeveria e re, pas disa javësh negociata. Pritshmëritë për një ndryshim të qasjes nga ajo që ka pasur qeveria pararendëse, Panchev i cilëson të tepruara. Ai sugjeron që qeveria shqiptare duhet të kërkojë individualisht mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare dhe të mos presë Maqedoninë e Veriut.  

Ne kemi një koalicion prej katër partish. Partia Socialiste është më e vendosur për të mbrojtur identitetin bullgar. Presim rezultate, mund të vazhdohet debati me vite. Shqipëria nuk duhet të humbë kohë, secili vend vlerësohet në mënyrë individuale. Qeveria shqiptare duhet të kërkojë organizimin e Konferencës Ndërqeveritare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy