Denis Dema, ekspert turizmi tha në studion e MCN Informacion se shqiptarëve u kushton më lirë të pushojnë jashtë vendit, sesa në jug.
Më tej Dema tha se edhe këtë vit Turqia është më e kërkuara nga familjet që kërkojnë të kalojnë pushime all inclusive.
Edhe këtë vit Turqia me destiancione si Antalia dhe Bodrumi është me kërkuara. Kanë nisur rezervimet që në janar. Duke qenë se këto rezorte lukse në atë periudhë i gjen nga 45-55% më lirë se në sezon. Ke dhe rezorte ekonomike që i gjen më lirë në sezon sesa në janar-shkurt.
Paketat vijojnë nga 2000-2500 euro. Por në maj, qershor korrik mund të gjejmë paketa që vijojnë 1500 euro për familje.
Brenda vendit shqiptarët harxhojnë më tepër sesa jashtë vendit. Edhe po të shkosh në Greqi që është pak më e shtrenjtë se Turqia prapë të bie më lirë sesa jugu.
Askush nuk ka shkuar më shumë se 1-2 netë në mal.



