Rreth 50 miliardë euro dëme në mjedis janë shkaktuar në Ukrainë si rezultat i pushtimit rus.
Sipas Ukrinform ky ishte përfundimi që doli gjatë takimit të Parlamentit ukrainas për politikat mjedisore dhe menaxhimin e natyrës që u zhvillua në Kharkiv.
Ne numërojmë çdo pemë të shkatërruar. Çdo ditë vazhdojmë të regjistrojmë dëme dhe shkatërrime të reja.
Sipas vlerësimeve paraprake, dëmi total në mjedis është tashmë më shumë se 2 trilion hryvnias (monedha ukrainase). Kjo përfshin ndotjen e tokës, ndotjen e ajrit, pyjet e djegura dhe ndërtesat e shkatërruara.



