Vrasësi i John Lennon pendohet pas 40 vitesh

Vrasësi i John Lennon pendohet pas 40 vitesh

Mark Chapman, njeriu që vrau John Lennon, i ka kërkuar falje vejushës së muzikantit të famshëm 40 vite pas krimit.

Chapman e qëlloi me armë zjarri anëtarin e grupit të famshëm The Beatles 4 herë, në një ngjarje që ndodhi në Manhatan, në vitin 1980. Muajin e kaluar, atij iu refuzua lirimi me kusht për të njëmbëdhjetën herë. Gjatë seancës dëgjimore, ai tha se e vrau 40-vjeçarin që të fitonte famë dhe shtoi se meritonte dënimin me vdekje.

“Dua të theksoj se më vjen keq për krimin që kam kryer. Nuk kam justifikim. E bëra për famë. Mendoj se krimi më i keq i mundshëm është që të vrasësh dikë të pafajshëm. Ai ishte njeri familjar, ishte ikonë, ishte jashtëzakonisht i famshëm. Unë e vrava, sepse ishte shumë, shumë, shumë, shumë i famshëm dhe unë kërkoja lavdi personale”, ka thënë Chapman përpara komisionit që do të merrte vendimin për lirimin e tij me kusht.

“Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar gruas së tij. Më rri mendja aty gjatë gjithë kohës”, shtoi Chapman, i cili e kreu vrasjen kur ishte 25 vjeç dhe sot është 65 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy