Roland Bejko thotë se pavarësisht se PD e Bashës humbi vulën, ajo ka ende programin, ekipin dhe energjitë që i duhen. Ndërsa e krahasoi Berishën me Milorad Dodik në Bosnje, Bejko tha se janë disa opsionet që po diskutohen në grupimin e Bashës në lidhje me rrugën që do të ndiqet pas humbjes së vulës.

Në momentin kur PD po merrte dimension dhe fizionomi të re, gjykata e kaloi vulën te non grata. Te Sali Berisha i izoluar në shtëpi dhe në marrëdhënie të vështira me SHBA. Në krye të PD, ai ka të njëjtin status si Dodik në Bosnje.

Unë e kam nisur këtë punë së bashku me Gjekmarkajn. Kemi artikuluar çështjen e berishizmit. Nuk ishim as të parët as të fundit. Preçi me të tjerë e kanë bërë që në ‘92. Ne tentuam se na ndihmuan amerikanët. Deshëm që partinë t’ua kthenim demokratëve. Nuk e çuam dot në fund misionin por vazhdojmë të kemi një program të djathtë, një ekip pa ngarkesat e të shkuarës dhe energji të reja. Një variant është të krijohet një parti e re. Ka dhe një variant që të jemi si fraksion te PD e Berishës. Dikush kërkon të bëhet një tryezë e rrumbullakët me partitë jashtë koalicionit me Berishën për të krijuar opozitë reale.

Ka një opsion për të qenë fraksion. Lëvizje individuale mund të ketë shumë. Siç janë bërë kalkulime për interesa personale, mund të ketë sërish, grupimi ynë nuk është formuar mbi bazë interesash personale.