As këtë vit të ri shkollor nxënësit në Shezë të Peqinit nuk do të mundin të ndjekin mësim në shkollën e tyre.
Ajo u mbyll si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2014 ndaj dhe këtë vit nxënësit duhet ta vazhdojnë procesin mësimor, turni i dytë në Pekisht.
Fëmijët kanë në dispozicion autobus për transportin. Por fakti se janë turn i dytë nga ora 13 deri në 15:30 sipas prindërve i penalizon në procesin e të nxënit. Të shqetësuar ata akuzojnë vendorët për neglizhencë.
Në mbështetje të prindërve shprehet edhe kreu i njësisë administrative Shefqet Tabaku, i cili thotë se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme ende nuk ka asnjë fond për ndërhyrje.
Në shkollën 9-vjeçare në Shezë të Peqinit ndiqnin mësim edhe fëmijë nga fshatrat ngjitur, si Karthnek, Trash, Gryksh, të cilët tashmë u duhet të udhëtojnë më shumë kilometra për të marrë mësim në turnin e dytë.
Ndonëse prindërit disa herë janë ngritur në protestë për nisjen e punimeve nuk kanë pasur asnjë efekt.



