
Elsa Ulliri ka paraqitur dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Dorëheqja është paraqitur te drejtuesi i GJKKO Erion Bani.
Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andua Ulliri. Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 10:00 nis seanca në themel për dosjen “Partizani”, ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares.
Më herët në 09:30 është mbajtur seanca për shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për ndryshim mase.
Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta tha:
“Elsa Ulliri ka kërkuar të përjashtohet nga ky gjykim pasi është e afërmja e ish-deputetes Andia Ulliri, për të mos patur asnjë paragjykim për vendimmarrjen. Duhet të vendosë gjykatësi Erion Bani për pranimin ose jo të kësaj kërkese”.



