Thyhet rekordi i qershorit, temperatura në Pekin i kalon 40 gradë Celsius

Thyhet rekordi i qershorit, temperatura në Pekin i kalon 40 gradë Celsius

Temperaturat në Pekin arritën 40 gradë Celsius ditën e sotme, për herë të parë që nga viti 2014, duke thyer rekordin për ditën më të nxehtë të qershorit, ku valët e të nxehtit që goditën Kinën veriore një javë më parë nga sa pritej, duke vazhduar edhe në fundjavë. Një stacion meteorologjik në periferinë jugore të Pekinit regjistroi një temperaturë prej 40.1°C në orën 14:30 (08:30 me orën tonë), sipas shërbimit meteorologjik bashkiak, vlera e 40 gradëve është tejkaluar për herë të parë që nga 29 maji 2014. Rekordi i mëparshëm u regjistrua më 10 qershor 1961, me ku termometri arriti në 40.6° gradë Celcius. Ditën e sotme, qyteti me afro 22 milionë banorë lëshoi një alarm “portokalli”, niveli i dytë më i lartë në sistemin e paralajmërimit të motit, duke thënë se temperaturat mund të rriten në 39 gradë Celcius në shumicën e pjesëve të qytetit nga sot deri të shtunën. Pekini, Tianjin, Hebei dhe Shandong në Kinën veriore dhe lindore u goditën nga valët e të nxehtit javën e kaluar, duke bërë që autoritetet lokale të shtojnë përpjekjet për të mbrojtur të korrat dhe turistët dhe të pezullojnë punën jashtë gjatë orëve të pikut të ditëve më të nxehta. Javën e kaluar, shërbimi kombëtar meteorologjik lëshoi një paralajmërim për valë të nxehti gati dy javë më herët se vitet e mëparshme, pasi temperaturat e reja rekord për muajin qershor u regjistruan në qytetet në të gjithë Kinën veriore. Vala e fundit e të nxehtit goditi gjithashtu rajonin e Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore dhe Xinjiang, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës. Kina ka një sistem paralajmërimi me katër nivele, ku niveli “i kuq” është më i larti, i ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. Alarmi “portokalli” lëshohet kur temperatura maksimale kalon 40°C në një ditë të vetme, ose temperatura maksimale mbetet mbi 37 gradë për dy ditë rresht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy