Abuzoi me tenderat e ushqimit, 5 vite burg për ish-drejtorin e Burgjeve Zoto

Abuzoi me tenderat e ushqimit, 5 vite burg për ish-drejtorin e Burgjeve Zoto

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto është dënuar me 5 vite burg ditën e sotme. Vendimi ndaj tij u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e gjeti Zoton fajtor.

Vendimi u shpall në mesditë nga togat e zeza, të cilët kanë aprovuar kërkesën e prokurorisë. Zoto u arrestua rreth një vit më parë pas bashkëpunimit të Iljaz Labit me  prokurorinë.

Ky i fundit tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.  

Më heret avokati i ish-kreut të Burgjeve, Ardian Leka, kërkoi pafajësi për klientin e tij. 

Ai tha para gjykatës së nuk vërtetohet akuza e korrupsionit në bashkëpunim për  ish-kreun e burgjeve. 

Sipas avokatit, në asnjë rast prokuroria nuk ka vërtetuar se Zoto ka bashkëpunuar me ish-vartësin e tij Iljaz Labin, i cili ka tashmë  statusin bashkëpunëtorit të drejtësisë. 

"Në përgjime del se Iljaz Labi nuk ka pasur asnjë komunikim me Zoton", shprehet avokat Ardian Leka.

 

Pas vendimit avokati mbrojtës i tij u shpreh se do ta apelojë vendimin.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy