Vlorë/ Muzikë mbi normat e lejuara pas mesnate, 400 mijë lekë gjobë për administratorin e një anijeje turistike

Vlorë/ Muzikë mbi normat e lejuara pas mesnate, 400 mijë lekë gjobë për administratorin e një anijeje turistike

Shërbimet e Policisë në Vlorë kanë ndërhyrë pas ankesave të qytetarëve për muzikë me volum të lartë nga një anije turistike që lundronte në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, në drejtim të Lungomares.

 

Sipas Policisë, rreth orës 00:52 u konstatua se anija, e cila po lëvizte nga zona e Ujit të Ftohtë drejt Portit të Vlorës, lëshonte muzikë mbi normat e lejuara, duke prishur qetësinë publike.

 

Pas verifikimeve, nisi procedimi penal ndaj administratorit të anijes, shtetasit D. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, dhe kapitenit, shtetasit V. P., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike".

 

Gjatë ndërhyrjes, Policia sekuestroi një amplifikator dhe dy bokse audio, në cilësinë e provës materiale. Ndaj subjektit u vendos gjithashtu një masë administrative në vlerën 400 mijë lekë.

 

Policia e Shtetit bën të ditur se kontrollet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror, me synim garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe parandalimin e ndotjes akustike që cenon pushuesit dhe banorët.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy