Fizikanti Stehphen Hawking gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes me paralajmërimet e tij mbi të ardhmen e botës. Por së fundmi, teza e tij e doktoraturës së vitit 1966 ka bërë namin në internet, aq sa ka bllokuar arkivën online të Kembrixhit.
Një zëdhënës i Universitetit të Kembrixhit tha: “Nuk e prisnim një reagim aq të madh pas vendimit të Profesor Haëking për të publikuar tezën e tij të doktoraturës. Sapo u publikua, u regjistruan mbi 60 mijë shkarkime në më pak se 24 orë. Kjo ka shkaktuar edhe ngadalësim në internet.
Doktoratura e tij analizon implikimet dhe pasojat e zgjerimit të universit, dhe konkluzionet e tij përfshijnë atë që galaktikat nuk mund të formohen nëpërmjet lëvizjes së objekteve që fillimisht ishin të vogla. Megjithatë, derisa universiteti të rrisë kapacitetin e shpejtësisë së internetit tezz ka të ngjarë të mbetet e padisponueshme për shumë nga ata që përpiqen të hyjnë. në dy adresat që do i shihni në fund të artikullit përmes një fotoje. Por përdoruesit e mediave sociale thanë se ishin të padurueshëm deri sa të rregullohej problemi. Stafi i Universitetit shpresojnë që teza e Hawking të inkurajojë studentë të tjerë që të publikojnë punët e tyre në internet, kur të gjithë të kenë mundësi ta lexojnë. Nga ky muaj të gjithë të diplomuarit në Kembrixh do publikojnë temën e tyre online. Gjithashtu ata thonë se do përpiqen të bindin të gjithë ish-akademikët e saj, të cilët përfshijnë 98 fitues të çmimit Nobel, për të ndjekur shembullin e Hawking./TP.al



