Mziu: Qytetarët me bindje të majta na kërkojnë të kemi reagim. Krijimi i ‘Konfederatës Opozitare’, lëvizje pozitive

Mziu: Qytetarët me bindje të majta na kërkojnë të kemi reagim. Krijimi i ‘Konfederatës Opozitare’, lëvizje pozitive

Deputeti Xhelal Mziu tha në studion e MCN Live se ka shumë qytetarë me bindje të majta që i kërkojnë opozitës të ketë reagim.

Duke vijuar më tej, Mziu tha se e konsideron krijimin e "Konfederatës Opozitare" një lëvizje pozitive duke shtuar se PD-ja duhet të dalë jashtë strukturës që ka mbartur këto 30 vite.

Kemi krijuar frymë dhe nga e majta.

E kisha në raport me qytetarët. Ka qytetarë me bindje të majta që kërkojnë reagim. Më shumë se 80% e kolegëve socialistë janë thjesht ushtarë të bindur ndërkohë janë proletarë në aspektin e pushtetit. Të gjithë financat janë të fokusuara te një grusht njerëzish dhe brenda grupit të PD ka pakënaqësi. Mijëra socialistë janë të pakënaqur. Demokratët po unifikohen në atë se çfarë po bën grupi parlamentar sot.

E konsideroj lëvizje pozitive ngritjen e një "Konfederate Opozitare", madje përtej siglës së PD-së se PD-ja ka nevojë të dalë jashtë asaj strukture politike të mbartur në këto 30 vite, së pari për të gjetur eksponentë dhe për t’i afruar ata.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy