Resort turistik në Sazan/ Sejamini: Një pasuri publike po i jepet një klienti të Ramës

Resort turistik në Sazan/ Sejamini: Një pasuri publike po i jepet një klienti të Ramës

Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me projektin për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit nga dhëndri i Donald Trump.

Ai tha se kjo marrëveshje bëhet ngaqë ne dimë pak se po të dinim më shumë nuk bëhej marrëveshja. Sipas tij qeveria është duke punuar për klientët e saj dhe në këtë rast një pasuri publike po i jepet një klienti të Ramës.

Historia është e thjeshtë, Grenell e ka treguar ai tha se erdha në Shqipëri u mrekullova me çfarë pash i mbusha mendjen të investoj këtu dhe ramë dakord me Ramën.

Ajo që ka ndodhur është se kjo kompani ka aplikuar te agjencia e investimeve të huaja për të marrë statusin e investitorit strategjik. Tani po bëjnë letra, bëhen projekti dhe marrëveshja private që ka bëra Rama shteti shqiptar gjithmonë e autorizon. Kjo është një histori e zakonshme se si Rama sjell investitor stategjik.

Ky lloj kapitalizmi quhet kapitalist ku qeveria punon për klientët e saj. Ne kemi folur gjerë e gjatë për inceneratorët, edhe sot kemi të njëjtën histori disa privatë kanë vendosur të bëjnë një gjë dhe Rama ka rënë dakord dhe tani ata janë duke bërë letra. Nuk ka konkurrencë, nuk ka garë apo ligje, por kemi një pasuri publike që po i jepet një klienti të Ramës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy