
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara nga afrimi i Kinës me Rusinë ndërsa Moska vazhdon agresionin e saj ushtarak në Ukrainë.
Është kjo deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një video-komunikim.
Pekini pretendon të jetë neutral, por sjellja e tij e bën të qartë se po investon ende në lidhje të ngushta me Rusinë.
Deklarata u bë nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se Uashingtoni po “monitoron nga afër aktivitetin e Pekinit”.



