Ulja e afateve për shtetësinë italiane/ Duma: Referendumi ishte bojkot dhe sabotim, ndihmuar nga mediat italiane

Ulja e afateve për shtetësinë italiane/ Duma: Referendumi ishte bojkot dhe sabotim, ndihmuar nga mediat italiane

Në Itali, u zhvillua një referendum që synonte uljen e afatit për marrjen e shtetësisë italiane nga emigrantët. 

Megjithatë, ai dështoi për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët.

Fjoralba Duma, aktiviste dhe sekretare e Lëvizjes "Italianët pa Shtetësi", e ftuar në "MCN informacion", shpjegon se përtej dështimit, referendumi ishte më shumë një bojkot dhe sabotim, të ndihmuar nga disa media italiane. 

Mediat kanë folur për një dështim, por ne nuk e konsiderojmë të tillë. 

Ne nuk e konsiderojmë një dështim. Kemi pasur një bojkot, një sabotim, dhe një censurë të gjerë nga mediat italiane, sidomos ato që janë të detyruara sipas ligjit italian për të informuar qytetarët. 

Ky ishte një referendum madhor, i cili thërriste për një votim demokratik të 52 milionë italianëve me të drejtë vote, por kjo nuk ndodhi.

Referendumi ka dështuar për shumë arsye. E para, se firmat për referendumin u mblodhën në kohën më të shpejtë në histori të Italisë, e dyta, ka pasur mbështetje të pakët nga mediat dhe shumë institucione italiane e kanë injoruar. Këtu hyjnë kërcënimet e RAI (radiotelevizioni italian) ndaj punonjësve të saj që mund të merrnin pjesë në votim dhe faktin që Kryetari i Senatit italian bëri thirrje të drejtpërdrejtë për bojkotimin e referendumit, duke e quajtur atë propagandë.

Ishte një fushatë sabotimi e mirë-organizuar. Në një referendum kaq të rëndësishëm, shumë media italiane e kanë injoruar, duke ndihmuar për të mbajtur të fshehur këtë mundësi për emigrantët.

Një tjetër faktor, sipas Dumës, është se shumica e emigrantëve shqiptarë nuk mundën të votojnë për shkak të mungesës së shtetësisë italiane, një fakt që për aktivisten është një lloj abuzimi i procesit të referendumit.

Pavarësisht angazhimit të madh, shumica e emigrantëve shqiptarë nuk mundën të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, për shkak të mungesës së shtetësisë italiane.

Unë isha vetë ishte e angazhuar në Komitetin Kombëtar të Referendumit, por nuk munda të votoja, pasi nuk ishte qytetare italiane, edhe pse isha si koordinatorja e votës për diasporën italiane në botë.

Ky ishte një lloj absurdi, sepse unë vetë isha pjesë e këtij komiteti dhe nuk mund të votoja, si shumë të tjerë që janë të angazhuar në këtë kauzë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy