Qyteti bregdetar i Wilmington në Karolinën e Veriut, është shkëputur nga pjesa tjetër e shtetit për shkak të përmbytjeve të mëdha pas Uragani Florence.
Zyrtarët thonë se të gjitha rrugët brenda dhe jashtë qytetit tani janë të pakalueshme dhe kanë paralajmëruar banorët e evakuar që të qëndrojnë larg.
Rreth 400 vetë janë shpëtuar nga ujërat e përmbytjeve në qytet, i përshkruar si një ishull brenda shtetit.
Dy nga viktimat e para janë një nënë dhe djali i saj shtatë muaj që u raportuan mëngjesin e së premtes në qytet.
Të paktën 15 njerëz të tjerë raportohen të kenë vdekur në incidentet e lidhura me stuhitë në të gjithë Karolinën e Veriut dhe Jugut, pasi Florence u bë edhe më i dendur të enjten.
Në Wilmington, me popullsinë e saj prej rreth 120,000 banorësh, rreth 400 vetë u shpëtuan nga ujërat që përmbytën pjesën më të madhe të qytetit i mbetur pa energji elektrike.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar të paktën dy ditë të tjera të përmbytjeve të mundshme në zonë para se kushtet të parashikohen të përmirësohen.
“Mos ejani këtu”, ishte thirrja e drejtuar banorëve nga autoritetet; rrugët janë të mbuluara e ujë, nuk ka asnjë mënyrë për të hyrë në Wilmington; ne duam që të ktheheni ne shtëpitë tuaja, por nuk është ende momenti, shkruan BBC.
Zona zakonisht njihet më shumë si një vend ku është luajtur filmi amerikan "One Tree Hill" dhe "Creek Dawson".
Legjenda amerikane e basketbollit Michael Jordan i cili po mbledh fonde për të ndihmuar banorët e prekur nga stuhia gjithashtu ndodhet në qytet.



