Konfirmohet data zyrtare për rikthimin e “Friends”

Konfirmohet data zyrtare për rikthimin e “Friends”

Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.

Në shkurt të këtij viti, aktorët dhanë lajmin e bukur që gëzoi fansat nga e gjithë bota.

Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj. Mirëpo, emergjenca Covid-19 i prishi planet dhe ribashkimi i “Friends” u shty për më vonë.

Teksa të gjithë po qëndronim në pritje, producenti Kevin Bright ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin e serialit. Për shkak të pamundësisë për t’u bashkuar më herët, “Friends” do t’i kemi bashkë në Ditën e Falenderimeve (Thanksgiving Day) në SHBA.

Pra, aktorët do të mund t’i shohim edhe njëherë si dikur më 26 nëntor të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy