Situata politike në vend dhe marrëdhëniet pozitë-opozitë kanë zënë vend në temën e sotme të emisionit “Në focus” të gazetarit Nertil Agalliu, në TvT, ku të ftuar analistët Ylli Rakipi dhe Enton Abilekaj, ndanë mëndime të ndryshme.
Fakti se po flitet për një marrëveshjet të mundshme politike pozitë-opozitë, për analistin Ylli Rakipi qëndron, meqë opozita përkatësisht lideri i PD, Lulzim Basha, ka ndërmend të bëj një pushtet të përbashkët me Edi Ramën, sipas së cilës Rama të jetë kryeministër, e Basha president.
“Në këtë plan opozita e ka ndërmned të bëj një pushtet të përbashkët me Ramen dhe pastaj Rama të kaloi kryeministër e Basha president, atëherë opozita shqipare nuk është më, nuk do të jetë më, dhe pastaj kjo do të thotë të luajnë me njerëzit , me shqiptarët, me fatet e njerëzve, jo me faktin me dëshirën apo pa dëshirën a do bëhet Lulzim Basha kryeministër apo jo, sepse nëse ai do të bëhet me këtë metodologji, sepse nuk kthehet me Rama mbrapsht, por po u bë, bëhet një amnisti totale për të gjithë politikën shqiptare pastaj”.
Në analizën e tij, analisti Enton Abilekaj, shprehet se një pakt i tillë nuk mund të qëndrojë dhe se po të ndodhte, do të ishte fundi i turpit politik të Bashës.
“Nuk ka asnjë shanse të ketë një marrëveshje PS-PD. Nuk besoj që ka një marrëveshje që Basha të bëjë me PS, aq më tepër me një kryeministër që ka marrë fund, që nuk e votojnë më as anëtarët e partisë së tij, do të ishte një naivitet, një budallallik me brirë që Basha të bënte marrëveshje e të bëhet zv.kryeministër i Ramës, do të ishte fundi i turpit politik të tij, do të ishte kryeministër i turpit e jo i votave të shqiptarëve”.
Analistët Rakipi e Abilekaj dhanë opinionin e tyre edhe lidhur me publikimin e një mesazh ku ambasadat kryesore në vend, ajo e SHBA-ve dhe e BE-se kompromentoheshin shumë lidhur me reformën në drejtësi. Ata u shprehën se reforma në drejtësi tashmë ështe në duart e Edi Ramës, dhe se ky mesazh lë të kuptohet se një gjë e tillë tashmë është kuptuar edhe nga vetë faktori ndërkombëtar.



