Komisioneri Publik dhe OMN kërkojnë shkarkimin e Xhezair Zaganjorit (VIDEO)

Komisioneri Publik dhe OMN kërkojnë shkarkimin e Xhezair Zaganjorit (VIDEO)

Për Komisionerin Publik konfirmimi në detyrë i kreut të Gjykatës së Lartë, Xhazair Zzganjori është një vendim jo I drejtë nga KPK-ja. Sipas komisionerit, Florian Ballhysa, termi “Evazion tatimor I ligjshëm”, I arsyetuar nga Komisioni, nuk përbën shkak për justifikimin e ligjshëm të pasurisë së Zaganjorit, pasi me anë të kontratave në dukje fictive, ai ka shmangur detyrimet tatimore.

Komisioneri Publik vendosi të apelojë konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Për këtë , Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e tij, duke  e arsyetuar ankimimin me faktin se, ndryshe nga KPK,  Zaganjori ngel në kriterin e pasurisë, pasi nuk ka bërë deklarim të mjaftueshëm.

“Evazion tatimor I ligjshëm”, një arsyetim ky i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të rikonfirmuar në krye të dëtyrës Xhezair Zaganjorin, si Kryetar i Gjykatës së Lartë është sipas Komisionerit Publik i pabazuar. Sipas Florian Ballhysës në këtë rast kemi të bëjmë me shmangie të detyrimeve ligjore. Për  Komisionerin, Zaganjori dhe personat e tjerë të përfshirë në rregjistrimin e pasurisë, nuk kanë “shfrytëzuar një boshllëk ligjor”, sipas arsyetimit të KPK-së,  porse  kanë shmangur me qëllim detyrimet fiskale,  që vinin nga ligji për rregjistrimin e pasurisë së paluajtshme.

Qëllimi i fiktivitetit të kontratës së vitit 2001 rezulton të jetë regjistrimi në ZRPP i pasurisë me vlerë më të vogël, me qëllim shmangien e pagimit të detyrimeve fiskale në favor të buxhetit të shtetit, detyrim ky që rrjedh nga kalimi i pronësisë së pasurisë së paluajtshme”.  

E nisur nga ky rast, që për Komisionerin Publik nuk është gjetja e vetme në vendimin e KPK-së, kreytari I Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori duhej të ishte shkarkuar nga ana e Komisionit.

Por ndryshe nga KPK-ja, që vlerësoi në fund se pasuria e kreut të Gjykatës së Lartë ishte e ligjshme, pronësia mbi një ndërtesë disa katëshe që shërbeu si banesë, në Tiranë  që po ashtu rezultonte më pas si burim për pasuritë e tjera përmes qerave niste me një akt fiktiv, akt për të cilin Komisioneri ngre dyshime.

Nëse për KPK ajo është një kontratë në “pamje të parë fiktive”, për Komisionerin Publik është plotësisht fiktive dhe e bërë me qëllimin e vetëm, shmangien e detyrimeve ndaj Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Pra, në këtë rast, ndryshe nga sa arsyeton Komisioni, nuk jemi përballë ndonjë boshllëku ligjor për të konkluduar sikundër parashtrohet në vendim se “Subjekti nuk mund të penalizohet për shkelje të dispozitave ligjore që nuk ekzistojnë”.

Komisioneri e quan një vendim jo të drejtë, rikonfirmimin në detyrë të Zaganjorit nga i KPK-ja, duke shtuar se ky I fundit kishte argument të mjaftueshëm për një qëndrim të kundërt.  Komisioneri Ballhysa thotë në vendimin e ankimimit se  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i kishte dërguar KPK-së,  një shkresë ku i vërtetonte se detyrimet ishin llogaritur në bazë të këtij transaksioni,  ku vlera e pasurisë ishte fiktive.

Komisioneri Publik, pasi vlerësoi provat e mbledhura gjatë hetimit administrativ, bazuar në interpretimin ligjor të dispozitave të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, konstaton se Komisioni ka arritur në përfundime të gabuara për sa i takon vlerësimit të pasurive të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori”, thuhet në kërkesën për apel.

Duke u nisur nga kjo Komisioneri i referohet edhe një rekomandimi të ONM-së,  rreth problemeve me blerjen e një apartamenti në Durrës.

Sa më sipër, referuar dhe pikës 2.11 të rekomandimit të ONM-së, Komisioneri Publik çmon se subjekti i rivlerësimit për këtë pasuri nuk ka paraqitur asnjë provë për të provuar tërheqjen e 16.000 USD, deklaruar rishtazi si burim krijimi i pasurisë”, thuhet në kërkesën për apelim.

Po ashtu ONM vuri në dukje se qeratë e deklaruara nga Zaganjori si burim të ardhurash ndër vite, nuk mund të konsideroheshin të ligjshme. “Këto të ardhura nuk konsiderohen të ardhura të ligjshme në kuptim të nenit D, pika 3 e aneksit të Kushtetutës, përderisa nuk vërtetohet pagimi i detyrimit tatimor”, thuhet në ankimim.

Zaganjori  po ashtu rezulton me probleme në justifikimin e të ardhurave të tjera dhe parave që ka përdorur për financimin e shkollimit të djemve, thuhet në akimin e Komisionerit.

Komisioneri Publik vëren  se nga shqyrtimi i pasurive që ka bërë KPK-ja ndaj subjektit të rivlerësimit, të Xhezair Zaganjorit gjeti një sërë mospërputhjesh mes shifrave,  ku deklarata vjetore ishte e ndryshme nga ajo e deklaratës veting. Mospërputhjet mes deklaratave vjetore dhe asaj veting ishin të konsiderueshme dhe nuk mund të shiheshin vetëm si pasaktësi, shton Komisioneri, motiv ky që sipas Komisionierit mjaftonte për të shkarkuar Zaganjorin.  Për  Komisionerin Publik përgjegjësitë ligjore të subjektit nuk fillojnë me “deklartën veting”, porse  ai duhej të mbante përgjegjësi edhe për deklarimet e mëparshme, e për këtë  duhej të paraqiste prova dhe shpjegonte pasaktësitë. E lidhur me këtë, shton Komisioneri, Zaganjori dështoi ta bënte.

Komisioneri Publik konstaton se pas kalimit të barrës së provës ndaj subjektit të rivlerësimit, pavarësisht mundësisë që ligji i njeh për të sjellë prova, shpjegimet e dhëna prej tij mbeten në nivel deklarativ, duke mos vërtetuar kështu të kundërtën e gjetjeve të Komisionit”, arsyeton Ballhysa.

Ai thotë se arsyetimi justifikues i KPK-së në këtë rast duhej të rrëzohej, pasi subjekti nuk i ishte përmbajtur Kushtetutës e cila kërkon që subjekti i rivlerësimit duhet të provojë të kundërtën apo të vërtetojë të kundërtënkur KPK gjen probleme në deklarimet e tij apo pasuritë. Komisioneri thotë se qëndrimet deklarative të subjektit “nuk mundet të konsiderohen prova”.

Në korrrik trupa gjykuese e KPK-së, ndonëse konstatoi mospërputhje mes deklarimeve, një kontratë fiktive, mungesa të kontratave noteriale dhe mospagim të detyrimeve tatimore, ndaj subjektit të rivlerësimit të zotit Zaganjori vendosi ta rikonfirmojë në detyrë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy