Hedhja e policit, Shehaj: Shteti duhet të sqarojë qytetarët, deklarata e ministrit Hoxha e turpshme

Hedhja e policit, Shehaj: Shteti duhet të sqarojë qytetarët, deklarata e ministrit Hoxha e turpshme

Agron Shehu kreu i partisë 'Mundësia' i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke folur për ngjarjen e policit të hedhur nga lartësia e pallatit komentoi deklaratën e ministrit të brendshëm duke e konsideruar si të turpshme dhe thjeshtë politike.

Sa i përket deklaratës së ashtuquajtur si reagim i familjarëve, Shehaj tha se nuk e beson aspak, teksa hedh dyshime se ai tekst mund të jetë shkruar nga e njëjta dorë që ka shkruar dhe reagimin e ministrit Hoxhaj.

Deklarata duhet lexuar duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur deri tani. Unë kam kërkuar diçka të thjeshtë që qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë nga policia dhe shteti shqiptar se çfarë ka ndodhur me këtë polic.

Para se të shkojmë te akuzat, qytetarët shqiptarë duhet të dinë nga ministri i brendshëm se çfarë ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës me këtë oficer policie i cili është përfshirë në një ngjarje me djalin e biznesmenit.

Deklarata në vend që të sqarojë se çfarë ka ndodhur, ngjall më tepër dyshime, një deklaratë politike e turpshme që konfirmon dyshimet e qytetarëve që shefat e policisë janë të implikuar me krimin. Sa i takon deklaratës së ministrit të brendshëm është një turp, deklaratë totalisht politike.

Ndërsa deklarata tjetër që presupozohet që është nga familja e policit, unë besoj se familja nuk ka kontakte me gazetarët, deklarata për mua është shkruajtur nga kushdo vetëm nga familja jo. Më duket e njëjta dorë që ka shkruar dhe deklaratën e ministrit t brendshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy