Kjo video tregon pse duhet të kemi kujdes kur mbajmë në shtëpi kafshë por sidomos kur kemi edhe fëmijë të vegjël.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet dhe sipas përshkrimit të videos, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Massachusetts, SHBA, ku shihet një qen i cili është në kërkim të ushqimit që kanë gatuar të zotët e shtëpisë.
Siç edhe mund të shihet, plani i qenit nuk ishte aq i zgjuar, pasi në kërkim të petullave, ai ndez furrën, pas së cilës edhe shihet zjarr dhe tym.
Gjithsesi, për fat të mirë ishte aktivizuar alarmi dhe ekipet përgjegjëse kishin arritur aty në kohë, për të parandaluar ndonjë përfshirje nga flakët e të gjithë shtëpisë duke shmangur një ngjarje të rëndë për familjarët.
Por ajo që është më interesante nga video që është publikuar në rrjete sociale, duken qentë që pas asaj që bën rinë të ulur në divanet e kuzhinës sikur nuk ka ndodhur asgjë.



