Heqja e taksës për pagat deri në 40 mijë lekë, Tomorri: Masë e vonuar, por sjell lehtësim për qytetarët (VIDEO)

Heqja e taksës për pagat deri në 40 mijë lekë, Tomorri: Masë e vonuar, por sjell lehtësim për qytetarët (VIDEO)

Heqjen e taksës për pagat deri më 40 mijë lekë që ka premtuar kryeministri Edi Rama, gazetari Klodian Tomorri e ka cilësuar si masë të vonuar, por që është në drejtimin e duhur.

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN TV Tomorri sqaroi se nëse ky premtim realizohet do të thotë se një punëtor me pagë 40 mijë lekë përfiton 13 mijë lekë të reja në një muaj dhe në një vit janë 130 mijë lekë të vjetra.

Intervista e plotë e Klodian Tomorrit:

Heqje të taksës për pagat deri më 40 mijë lekë ka premtuar kryeministri dhe po ashtu nga 1 janari i 2022. Çfarë do të thotë kjo për një pagamarrës të këtij niveli?

Tomorri: Kjo është një masë e vonuar, është në drejtimin e duhur, por e vonuar. Taksa për rrogën 30 mijë lekë është prezantuar që në 2007-ën dhe kanë kaluar 15 vjet. Është një masë në drejtimin e duhur dhe ky premtim do të thotë se një punëtor me pagë 40 mijë lekë përfiton 13 mijë lekë të vjetra në një muaj dhe në një vit janë 130 mijë lekë të vjetra. Nuk është një lëvizje që rrit të ardhurat, por është një lehtësim që duhej të ishte bërë kohë më parë.

Po ashtu sipas kreut të qeverisë do taksohen me 23% kush paguhet mbi 2.5 milionë lekë të vjetra. Bashkë me ndërhyrjet e tjera cila është kostoja që krijohet në buxhet?

Tomorri: Sot kufiri mbi të cilin fillon taksa prej 23% është rroga mbi 1.5 milionë lekë të vjetra me rritjen deri në 2.5. Kjo masë lehtëson rrogat mesatare dhe të larta. Është një lehtësim i konsiderueshëm, por të dyja këto masa kanë një efekt vjetor në të ardhurat e buxhetit rreth 40 milionë euro. Me këtë premtim të qeverisë të dyja këto masa i falin atyre që punojnë rreth 40 milionë euro në vit.

Një tjetër premtim ishte edhe dhënia e 5 mijë eurove për çdo emigrant që investon në Shqipëri. Çfarë efekti mendoni se do ketë kjo nismë?

Tomorri: Kjo nismë apo ky lajmërim duhet të qartësohet më shumë lidhur me kushtet e shtetit, a do jetë subvecion në falje taksash apo para në dorë, pra duhet sqaruar. Emigrantët që kthehen dhe investojnë do kenë favor, apo sektorë të caktuar. Është një premtim në fushatë elektorale dhe nëse fiton zgjedhjet do ketë një stimul për emigrantët që inkurajon kthimin për investimin në Shqipëri. Nuk mendoj se shqiptarët që janë sot jashtë ishin keq për 5 mijë euro. Megjithatë subvecionet nuk janë praktika në ekonomi. Janë gjithmonë të përkohëshme nëse lihen për afat të gjatë krijojnë efektin e kundërt dhe shpërdorojnë paratë e taksapaguesve.

Si e lexoni deklaratën e Palmer?

Tomorri: Është në vazhdën e mbështetjeve të ndërkombëtarëve. Një sistem gjyqësor i pavarur ndikon në përmirësimin e klimës së biznesit, dera e fundit ku përplasesh është sitemi gjyqësor. Ne kemi parë raportet e Departamentit të Shtetit dhe kemi parë se si Shqipëria vlerësohet me nota negative dhe një nga arsyet pse përmendet janë koncesionet që përfitohen pa garë. Të gjitha këto kanë krijuar një klimë të përkeqësuar biznesi në të gjithë arenën. Po të shikosh historikun kanë qenë të papërfillshme dhe një nga faktorët është korrupsioni dhe faktori tjetër është distanca.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy