Analisti Mentor Kikia në studion e 'MCN Live' ka komentuar Kodin Zgjedhor për të cilin u shpreh se ajo që duhet është një ligj që garanton një proces të rregullt zgjedhor.
Ai tha se në çdo proces zgjedhor palët e kanë pasur në tavolinë kodin dhe kanë rënë dakord të mos bëjnë. Sipas tij, në ligj do duhet të reflektohen problemet e konstatuara në proceset zgjedhore.
Reforma zgjedhore është një gjë e madhe, kjo nuk ëhstë reformë dhe ajo që është bërë sistematikisht është trumbetuar me forcë menjëherë pas çdo përfundimi të procesit zgjedhor dhe pastaj janë bërë ato arnimet.
Po të flasim për një proces zgjedhor dhe kjo duhet të jetë gjithëpërfshirës, të prodhohet një mekanizëm që ti rezistojë kohës ndërsa ne e ndryshojmë çdo dy vjet. E mbajti komisioni ligjin në tryezë 3 vjet dhe serish do bëjë ca rregullime dhe në fund do quhet reformë, por reforma është më ë madhe se sa kaq, duhet të garantojë proces të drejtë dhe të pranueshëm.
Ndërsa këtu te ne duhen 3 muaj të numërohen votat dhe 6 muaj të çohen denoncimet. Parë në këtë këndvështrim, nuk do e quaja reformë por nëse do ishte bërë më e pakta komisioni do duhet të kishte implementuar vendimet e gjykatës kushtetuese dhe të ishin marrë në konsideratë vendimet e OSBE/ODHIR.
Pastaj se çfarë do duhet të përmirësohet do duhet të shihet se çfarë nuk ka shkuar mirë sepse këtu reforma dhe ligjet bëhen ku secili fut nga një pikë për të çarë rrugën e tij. Problemi më i madh për mua ka qenë deformimi i demokracisë dhe barazia e votës, nëse një votë në Kukës nuk mund të vlejë më pak se një votë në Vlorë. Këto duhen korrigjuar dhe ky është mekanizmi mashtrues. Besoj se në ligj do duhet të reflektohen problemet e konstatuara në proceset zgjedhore.
Sa i përket votës së diasporës, Kikia tha se vota e emigrantëve që nuk janë në Shqipëri në momente zgjedhjesh është çështja më e abuzuar politikisht.
Kjo histori ka qenë në tavolinë në çdo proces zgjedhor dhe të gjitha palët kanë qenë dakord për të mos e bërë. Emigrantët sërish nuk mund të votojnë sepse mungon infrastruktura dhe sikur të miratohet në korrik nuk bëhet. Politikanët dalin nga Shqipëria dhe shkojnë takojnë shqiptarët jashtë në përpjekje për të krijuar impakt tek këta që janë brenda.
Në fund fare dikush që jeton në Gjermani, Britani se prish terezinë të vijë të votojë. Ata që kanë bërë ndryshimin në njëfarë mënyrë kanë qenë emigrantët që jetojnë në Greqi, por dhe ata janë joshur të vijnë kur ju kanë paguar udhëtimin. E vetmja mundësi që shqiptarët të kenë për të kontribuar është ti hipin avionëve dhe trageteve të vijnë të votojnë, nëse secila palë bën garë se kush do paguaj rrugën do të thotë se do mbetemi në kushtet dëshpërimit.



