Berisha: Pa votën e lirë s’do ketë stabilitet, Rama e ka vendin përballë drejtësisë

Berisha: Pa votën e lirë s’do ketë stabilitet, Rama e ka vendin përballë drejtësisë

Në protestën e mbajtur sot kryedemokrati Sali Berisha theksoi se dpa votën e lirë s'do ketë më stabilitet në Shqipëri. 

Berisha tha se kryeministri që drejton sot Shqipërinë duhet të ishte sot para drejtësisë dhe jo i ulur me shtetarët e BE në Samit.

Kreu i opozitës u shpreh se nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën, sikundër përpiqet ta paraqesë ky i fundit.

Nga ky shesh, në Shqipëri dhe kudo që jeni, përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme. Së pari, në emrin tuaj, më lejoni t’ju uroj me gjithë zemrën, mirëseardhjen në Tiranë, shtetarëve më të lartë të vendeve anëtare të BE. Për ne, është një rast shumë i veçantë, që t’u shprehim atyre, vendeve të tyre mirënjohjen më të pakufishme për ndihmën e gjithanshme që i jepni shqiptarëve. Prania e qeveritarëve më të lartë të BE është mbështetja më e madhe që vlerat evropiane në Shqipëri kanë marrë në vendin tonë. Ky samit është një mbështetje e madhe për shqiptarët dhe PD-në, forcën politike që në betejë për vlerat evropiane, me moton: E duam Shqipërinë si Europa, përmbysi diktaturën komuniste. Tre dekada më parë, ne nisëm rrugën e demokracisë si kombi i tretë më i varfër i planetit. Sot nga ajo kohë, të ardhurat janë rritur së paku 25 herë. Bujaria e kombeve dhe vendeve tuaja, ka qenë e një rëndësie thelbësore në këtë arritje, ndaj dhe ne u mbetemi borxhli përjetë ju dhe taksapaguesve tuaj.Të nderuar miq, të gjithë shqiptarë, sa jemi këtu, shqiptarë kudo që janë, i jemi shumë mirënjohës për nderin e madh që iu bë Shqipërisë, duke zgjedhur Tiranën për këtë Samit. Por jemi fatkeq që përfqësohemi me njeriun që duhet të ishte sot para drejtësisë, dhe jo aty i ulur me ju. Ndihemi fatkeq sepse pushteti i atij që na përfaqëson qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, drogën, korrupsionin dhe të zezat e tjera. Ky samit është mundësi e artë që shqiptarëve t’u ndihet zëri. Ne s’jemi në manifestim festiv, por jemi në një protestë që të jehojë para Evropës zëri i shqiptarëve. Jemi këtu sepse s’mund të pranonim që ky samit, të konsiderohet siç po e paraqet Rama mbështetje për qeverinë e tij, një nga më të korruptuarat në planet”.

Ndaj nga ky shesh, të zotohemi ne se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri. Ju ftoj të brohorasim: poshtë stabilokracia dhe vota e vjedhur, rroftë vota e lirë. U them udhëheqësve politikë të Europës, se Edi Rama është i padenjë të qëndrojë në atë samit. Shqipëria është në rrezik të vërtetë ekzistencial. Këto kohë të gjithë jeni dëshmitarë se si shqiptarët pas 31 viteve u shfaqën kanaleve të La Manshit duke kaluar sirianë dhe afganë dhe kryeministri i Shqipërisë fajësoi qeverinë britanikë. Por kjo është vetëm maja e dramës së shpopullimit. 740 mijë shqiptarë kanë emigruar gjatë kësaj qeverisje, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë.
Cila është e vërteta? Çfarë do të thotë kur shkollat mbyllen, kur bizneset ulin qepenat?  Kombi po ikën, po i vjedhin të ardhmen e tij. Nuk është e nevojshme të jem mjek për të kuptuar që këto shifra flasin për një trup në vdekje e sipër. Mbi shqiptarët po bëhet spastrim etnik në proporcionet e një gjenocidi. Shqipëria është në rrezik, ne do e shpëtojmë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy