Emri /Zaev: Garanton Maqedoninë në NATO dhe BE. Reagon opozita

Emri /Zaev: Garanton Maqedoninë në NATO dhe BE. Reagon opozita

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i dorëzoi marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Në deklaratën e qeverisë thuhet se Zaev në këtë takim të shkurtër ka theksuar se ata, si politikanë të përgjegjshëm kanë detyrim të mundësojnë që qytetarët e Republikës së Maqedonisë të realizojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të kenë mundësinë për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me këtë marrëveshje.

“Kjo marrëveshje garanton ardhmërinë e Maqedonisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së”, ka thënë Zaev, duke rikujtuar Mickoskin se edhe ata si opozitë duhet të mundësojnë që fjalën e fundit për këtë çështje ta kenë qytetarët nëpërmjet referendumit.

Zaev poashtu ka thënë se ky referendum do të ishte konsensus mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së si dy subjektet më të mëdha politike në vend dhe duhet të përkushtohen që qytetarët vetë të vendosin për të ardhmen e tyre dhe askush nuk ka të drejtë t’i ndalë.

Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se nuk ka hapësirë për ndryshim të mendimit sa i takon marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

Mickoski tha se takimi me Zaevin ishte i shkurtër, sepse nuk kishte asnjë moment të ri që mund t’i thonin njëri-tjetrit dhe se të gjitha temat lidhur me këtë çështje ishin shpenzuar gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.

Mickoski nënvizoi se nga Zaev ka kuptuar se marrëveshja nesër do të kalojë në seancë qeveritare ndërkaq që nga dita e nesërme marrëveshja do të deklasifikohet dhe opinioni do të ketë mundësinë t’i mësojë detajet dhe specifikat e marrëveshjes.

“Në bazë të detajeve që i kemi mësuar nga mediat, jo vetëm që nuk ka hapësirë të ndryshojë mendimi im, përkundrazi mendimi im dhe i organeve partiake është akoma më i fortë. Nga kryetari i Qeverisë mora informatë se gjatë ditës së nesërme marrëveshja do të kalojë në seancë qeveritare dhe do të deklasifikohet, kështu që sigurisht prej ditës së nesërme edhe opinioni do t’i dijë detajet dhe specifikat e saj. Ne do ta shohim që nga fillimi kështu që do ta komentojmë gjatë ditëve të ardhshme”, deklaroi Mickoski.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy