Në raportimin e fundit në Parlament, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pranoi thuajse i detyruar se një ndër shkaqet e forcimit të lekut, ose zhvlerësimit të euros, ishte edhe fluksi i lartë i qarkullimit të valutës informale.

Ky qëndrim përfaqësonte një hap të ri krahasuar me atë të mbajtur tradicionalisht nga Banka, por edhe vetë Guvernatori që pak përpara raportimit kishte publikuar një shkrim mbi arsyet e forcimit të lekut, e në të cilin paraja informale nuk llogaritej si agjent ndikues në kursin e këmbimit as edhe zhvlerësimin e euros. Ky është një realitet që e ka vënë Bankën në pozicion të kundërt anlize me shumë ekspettë të njohur të fushës. Elvin Meka shprehet se euroja informale ëshgë faktori kryesor për kursin e këmbimit dhe situatën e krijuar, me ndkim dominiues përkundrejt të gjithë elementëve të ekonomisë formale.

Një ndër arsyet pse ndodh kjo është matja e parasë informale. Në një përgjigje të MCN banka sqaron se nuk ka raporte të sasisë së euros informale dhe se madje nuk e ka detyrimin për ta bër një gjë të tillë. Ky është një pozoicion që edhe për ekspertin Meka është korrekt pasi sipas tij, matja e parasë informale nuk është detyrë e Bankes qendrore, pa folur për vështirësinë e këtij procesi.

Nga ana tjetër, Banka konfirmon se nuk ka informacion dhe as detyrim mbi fiskalizimin e rreth 570 pikave të këmbimit valutor në vend duke nënvizuar megjjthatë se

Banka e Shqipërisë nuk ka matje të saja konkrete në lidhje me fluksin monetar informal që qarkullon në Shqipëri. Banka e Shqipërisë nuk disponon informacion mbi mungesën ose jo të fiskalizimit të zyrave të këmbimit valutor, sidoqoftë në rast ndodhjeje, nuk duhet konsideruar si një premisë e rritjes së fluksit informal në ekonomi, për sa kohë këto pika mbeten subjekt i kërkesave të ligjit të parandalimit të pastrimit të parave, si dhe subjekt i raportimit dhe monitorimit nga organet përkatëse.

Si vepron atëherë euro informale në ekonomi dhe Si hyn ajo dhe si mund të matet konkretisht?

Në Shqipëri fubksionon një njësi qeveritare e posaçme, Agjencia e Inteligjencës Financiare, e cila presupozohet se duhet të merret me fluksin e parasë infornale dhe pastrikin e saj. Mirepo edhe kjo agjenci nuk ka një pasqyrë të qartë dhe zyrtare mbi atë që ndodh.

Subjektet juridike (bankat, noterët, shoqëritë e transfertave, etj.) dërgojnë raporte për aktivitete të dyshimta në Agjencinë e Inteligjencës Financiare, të cilat trajtohen/analizohen bazuar në të dhënat e disponueshme (raporte, akses në regjistra) ose jepen në bazë të kërkesave të mëtejshme (ku përfshihen kërkesat për ligj subjekte apo organe publike, kërkesa për homologët tanë etj.) dhe në rast dyshimesh dërgohen për ndjekje të mëtejshme pranë organeve të rendit apo institucioneve të inteligjencës.

Siç shihet agjencia ia kalon topin Bankës së Shqipërisë, ndërsa shton se në rastet kur konstatohen dyshime, çohen për ndjekje penale në institucionet e drejtësisë. Nga një verifikik sipërfaqësor mcn ka gjetur se nga mbi 1700 raste të dyshimta të referuara pranë institucionit, në prokurori janë bërë 45 kallëzime, për një vlerë prej 1.1 milionë euro vetëm për vitin 2023.

Askush nuk di apo nuk do të zyrtarizojë një raport për qarkullimin monetar informal. Madje as bankat e nivelit të dytë, politika kreditore e te cilave ndikohet nga paratë jashtë sistemit. Në një vend që vleresohet se ekonomia informale perfaqëson 30-35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, vetëm paraja e infiltruar nga jashtë mbetet e panjohur. Asaj thjesht i ndihet ndikimi efektiv në ekonomi ku më gjasë luan rolin qendror në stabilitetin social dhe konsumin.