Qefalia: Aplikacioni “Aktivisti” është gjëja më normale. PS është parti e organizuar, s’ka presion ndaj administratës (VIDEO)

Qefalia: Aplikacioni “Aktivisti” është gjëja më normale. PS është parti e organizuar, s’ka presion ndaj administratës (VIDEO)

Deputeti socialist Xhemal Qefalia deklaroi në MCN Live se aplikacioni “Aktivisti” është një diçka normale për një parti të organizuar si PS-ja.

Ai tha se nuk ka imponim ndaj administratës për aplikacionin, në të kundërt mund të denoncohet në media.  

Qefalia tha se sondazhet që ka PS janë premtuese dhe njerëzit janë të interesuar për problemet e tyre, dhe jo mbi tymnaja si çështja “McGonigal”.

PS vazhdon në planin e saj, në fushatën elektorale që pritet të zhvillohet për zgjedhjet e 14 majit, po vazhdon me të gjithë parametrat e saj, në kushte normale. Fushata ende s’është hapur zyrtarisht, por ne jemi në terren në komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët, për të shpalosur objektivat por edhe për të evidentuar ato që nuk janë realizuar. Nuk ka ndodhur ndonjëherë ministra apo drejtues të lartë të përgjigjen para akuzës, kjo është produkt i mazhorancës. Akuzat japin impaktin e tyre, fakti që shkëpusin vëmendjen nga problemet madhore që ka mazhoranca, është një farë merite e këtyre akuzatorëve që bëjnë zhurmë. Zhurma e ka zhvendosur boshtin kryesor. Do të mendoja që qytetarët pavarësisht zhurmës që bëjnë partitë politikë, këto janë të pranueshme në fushata elektorale. Por mendoj që krahas akuzave, që duhet të vijnë nga Prokuroria, ta lëmë sistemin e drejtësisë të punojë rehat në Shqipëri, por edhe SHBA, dhe të merremi me problemet e qytetarëve. Sondazhet tona janë të shumta dhe ne na rezulton se qytetarët janë më të interesuar rreth problemeve të tyre se sa ndaj problemeve që ngrihen në tymnajë nga opozita. Sondazhet janë premtuese. Mendoj që opozita këtë radhë do ta ketë seriozisht dhe do marrë pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet fitohen me alternativë, jo me protestën e datës 11 apo datës 18”.

Aplikacioni është gjëja më normale. Nuk e kam parë se sa pikë kam dhe s’jam i detyruar të informoj opinionin publik sa pikë kam. Është një listë fiktive. Është një tymnajë, është një aplikacion shumë i mirë. PS është një parti e organizuar, jo e shthurur, vepron në mënyrë harmonike. Pse do habiteni?! Habiteni se tremben, jo aktivist, jo patronazhistë. Janë gjëra normale. Ka ikur ajo ideja që s’mbahen më listat e anëtarëve të partisë. Nëse keni raste nga administrata që janë të imponuar, të bëhen prezentë. Le t’i heqin 10, 20 nga puna. Nuk janë kështu shqiptarët që kanë frikë. Aplikacioni është diçka në mënyrë dëshirore, jo urdhërore. Punonjësi i administratës ndalohet gjatë orarit të punës ta shprehë bindjet politike, por jashtë pune mund ta shprehë. Një qytetar qëndron gati 5 orë e 20 minuta në celular. Kanë ndryshuar gjërat. Është moderuar edhe fushata elektorale”.

Qefalia thotë se Partia Socialiste nuk ka vetëm 9200 patronazhistë, pasi kaq janë të pranishëm vetëm në një zonë. 

Aplikacioni është shumë i thjeshtë, është përdorur edhe nga vendet e tjera. Është mëse normale se si funksionon një parti e dixhitalizuar. Nga aktivisti, nga patronazhisti, unë organizoj punën në parti. Po të flas me kolegët në PD, edhe ato me të tilla forma funksionojnë. Nuk shkon një drejtues politik në zonë, por ka një organizatë të organizuar. Kur bëj kontaktin di edhe problematikën, këtë problematikë ma sjell ky individ. Nuk kam ndonjë numër të madh pikësh, sepse s’jam person që harxhoj shumë kohë në celular, jam njeri i terrenit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy