Më i fuqishëm se "Katrina"/ Uragani "Ida" i afrohet Luizianës, mijëra banorë evakuohen

Më i fuqishëm se "Katrina"/ Uragani "Ida" i afrohet Luizianës, mijëra banorë evakuohen

Dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga shteti i Luizianës ndërsa uragani Ida është duke u afruar.

Ida pritet të zbresë në Gjirin e Meksikës të dielën në mbrëmje, duke sjellë erëra deri në 220 km/orë dhe një stuhi "kërcënuese për jetën".

Parashikuesit thonë se mund të jetë edhe më i fortë se Uragani Katrina që shkatërroi pjesën më të madhe të New Orleans në 2005.

Autostrada për të dalë nga Luiziana u bllokua për orë të tëra pasi të gjithë banorët po largoheshin nga zona.

Guvernatori John Bel Edwards paralajmëroi se stuhia mund të jetë një nga më të fuqishmet që do të godasë shtetin në 150 vjet.

“Koha po mbaron”, paralajmëroi ai banorët të shtunën.

“Në momentin që të shkoni në shtrat sonte duhet të jeni të përgatitur sa të mundeni, sepse moti do të fillojë të përkeqësohet shumë shpejt nesër.”

Guvernatori i Misisipit fqinj ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti Joe Biden tha se Ida "po kthehej në një stuhi shumë, shumë të rrezikshme" dhe qeveria ishte gati të siguronte ndihmë.

Uragani po bëhet dhe më i fuqishëm mbi ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës, duke u rritur nga një kategori-2 në një stuhi jashtëzakonisht të rrezikshme të kategorisë-4.

Erërat e forcave tropikale pritet të përfshijnë të gjithë Luizianën jugore nga ora 08:00 me kohën lokale (13:00 GMT).

Rastësisht, e diela shënon 16 vjetorin e Uraganit Katrina, i cili shkatërroi New Orleans pasi arriti në tokë si një uragan i kategorisë 3 . Katrina përmbyti 80% të qytetit dhe vrau më shumë se 1,800 njerëz.

"Unë jam absolutisht i shkatërruar duke menduar për ata banorë janë nën urdhrat e evakuimit të detyrueshëm," tha Alessandra Jerolleman, një bashkëpunëtore e lartë në menaxhimin e urgjencës në Universitetin Tulane të New Orleans, për BBC ndërsa ajo ikte me makinën e saj.

"Ata mund të presin të shohin dëme katastrofike dhe të konsiderueshme ... rrugët mund të përmbyten, automjetet mund të humbasin."

Më shumë se 80 platforma nafte në Gjirin e Meksikës janë evakuuar dhe gjysma e prodhimit të naftës dhe gazit në rajon është pezulluar.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në shpeshtësinë e stuhive është ende i paqartë, por rritja e temperaturave të sipërfaqes së detit ngroh ajrin sipër dhe bën më shumë energji të disponueshme për të nxitur uragane, ciklone dhe tajfune. Si rezultat, ato ka të ngjarë të jenë më intensive me reshje më ekstreme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy