Deputeti demokrat, Flamur Noka, akuzon qeverinë se po përdor Himarën si alibi për të mbuluar skandalin “Tahiri”. Nga Himara, ku po zhvillohet edhe një protestë nga dhjetra banorë që do t’u shemben banesat në kuadër të rivitalizimit urban të qytetit, Noka tha se nga ky projekt i qeverisë do të prishen objekte 100-vjeçare, ndërsa shtëpitë e zyrtarëve të PS jo.
“Jemi këtu për të denoncuar dhunën dhe territorin. Mos t’i bien në qafë Himarës për të fshehur banditizmin. Revolta popullore do ti marrë përpara. Banorëve të Himarës po ju dhunohet pasuria. Prishen objekte 100-vjeçare, por jo të zyrtarëve të PS. Himara, alibi për të fshehur skandalin Tahiri. Prishja e objekteve bëhet për pazaret e Ramës. Po ju them para këtyre kanë ardhur sekserët. Ne jemi në anën e ligjit dhe qytetarëve, dhe jo në anë të bandave të saj”, tha Noka.



