
Gazetari Aleksandër Çipa ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv ku ka folur për zgjedhjen e Presidentit dhe Reformën zgjedhore. Çipa thotë se opozita duhet të japë shembullin e një pjesëmarrje në procesin e zgjedhjes së presidentit për të thyer një tabu.
Moisiu është zgjedhur me konsensus. PS ka lehtësinë e zgjedhjes numerike të presidentit, por kërkesa e opinionit publik dhe ajo eë ndërkombëtarëve do ishte për një konsensus. Do jepej një model që jo çdo gjë kjo mazhorancë e merr për vete.
Është e vështirë të dëgjohet zeri i qytetarëve, mendoj se do të ketë një përkim. Partia kryesore opozitare është në krizë dhe në këtë krizë nuk është se ajo ka një lloj investimi për të qenë në qëndrim të unifikuar. Nëse opozita jep shembullin e një pjesëmarrjeje në këtë proces thyen dhe një tabu. Nga individë të opozitës ka dhe një apel. Mediu shprehet për një kontribut nga opozita, jo me emra por për qëndrimin politik.
I ndalur dhe tek vendimi i PS për të mos përjashtuar nga grupi parlament Orlando Rakipin, djalin e Aqif Rakipit, Çipa tha se PS është në provën e një qëndrimi moral.
Reagimi politik nuk është i përcaktuar në kohë, mund të ndodhë që në kuadër të procesit të pretenduar nga planet. Akuza për korrupsion zgjedhor duhen vërtetuar, duhet ta themi që PS është në provën e një qëndrimi moral.
Çipa thotë se përsa i përket reformës zgjedhore të dyja palët nuk aknë dalë nga kultura e tranzicionit dhe shtoi se asnjërës palë nuk i intereson të ketë një president nga populli.
Mesa duket të dyja palët nuk ikin nga kultura e tranzicionit. Socialistët duhet të tregonin një ndërhyrje për rikuperimin në çështjen e Reformës Zgjedhore. Duket sikur jemi i vetmi vend që përjashtojmë kontributin e diasporës. Jemi aktualisht ndër vendet me normën e emigrimit më të lartë.
Mendoj që palëve nuk i intereson të ketë një president nga populli, pasi integriteti i tij do jetë aq i lartë sa askush s'do të ketë guxim ta kontrollojë, ta induktojë. Unë do isha për një president nga populli, gjë që i jep seriozitet përfaqësimit. Përvojat e shkuara e kanë goditur rëndë imazhin e presidencës.



