Krahasohet me Nexhmije Pagarushën, Alisa Berisha: Jam e fokusuar te muzika popullore, ëndrra ime të këndoj në skenën e Operas

Krahasohet me Nexhmije Pagarushën, Alisa Berisha: Jam e fokusuar te muzika popullore, ëndrra ime të këndoj në skenën e Operas

Alisa Bereisha, një studente kantoje ka qenë e ftuar në “Zgjohu me MCN” ku me zërin e saj brilantë ka kënduar disa këngë mjaft të njohura në studio.

Ajo këndon më shumë covera të këngëve të vjetra shqiptare sepse shprehet se i pëlqejnë dhe është e fokusuar te muzika popullore, ndërsa ndjekësit e kanë krahasuar me të madhen Nexhmije Pagarusha.

Vetë Alisa shprehet se ndjehet shumë mirë në këtë lloj zhanri, ndërsa thekson se ëndrra e saj më e madhe është që të këndojë në skenën e Operas.

Është mëngjes se do kishim dhe më shumë zë. Unë pëlqej të këndoj covera të vjetra shqiptare sepse në fakt muzika popullore e stilizuar nuk po them se po zhduket por është një pjesë e vogël që e këndojnë dhe vetë zyshat më kanë thënë se kam zërin për këtë zhanër dhe më pëlqen. Janë këngë që mua më pëlqejnë, kanë melodi. Unë vijë nga Bajram Curri dhe aty vetë krahina janë më të fokusuar te muzika popullore. Shkodra njihet për këngët e bukura dhe vokali im përshtatet më shumë me ato këngë. Ky rrugëtim ka nisur nga klasa e 9-të.

Më tej ajo tregon se kanë qenë filmat vizatimore të cilët ajo dhe i imitonte por pa e ditur që kishte këtë talente, kjo derisa takoi një zonjë që ma vuri në dukje këtë dhe i sugjeroi të shkonte te një profesor.

E ndoqa këtë këshillë, dhe ja ku jam sot. Muzika që bëjmë ne nuk është se ngel mbrapa, por ky është një zhanër muzike që s’të jep shumë mundësi. Ka shumë këngëtarë që janë shumë të mirë. Ëndrra ime është të këndoj në Teatrin e Operës, ne e duam skenën dhe është ndryshe të këndosh në studio dhe ndryshe në skenën e Operës. Këtu mundësitë janë të pakta, por dhe nëse ajo nuk bëhet, kam plan ti futem pedagogjikut të bëhem mësuese. Problemi qëndron te pjesa e shkollës që nuk edukojnë nxënësit që të ndjekin njëlloj drejtimi në muzikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy