Bushati: Berisha nga drejtësia po trajtohet si një lebroz. SPAK nuk ka qëllim drejtësinë, por të ndëshkojnë Saliun!

Bushati: Berisha nga drejtësia po trajtohet si një lebroz. SPAK nuk ka qëllim drejtësinë, por të ndëshkojnë Saliun!

Gazetari Andi Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se lidhur me procedin juridik fndaj rastit të Sali Berishës, SPAK-u nuk ka për qëllim drejtësinë, por të ndëshkojë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas tij, Berisha nga drejtësia po trajtohet si një lebroz.

A iu bë proces model Berishës?. Shkeljet janë monstruoze. Berisha nga drejtësia po trajtohet si një lebroz. Gjykatësja është në konflikt interesi. Parodia e avokatëve të vendosur kryesisht, të të vendosin të të mbrojë njerëz që kërkojnë vdekjen tënde. Ai i hoqi avokatët sepse nuk e duronte dot deri këtu.

A iu dhurua Berishës një proces fair?

Kur doli kjo çështja “Partizani”, thashë: Po, Berisha duhet të hetohet për këtë çështje, ku dhëndri ka dalë me 5 milionë euro nga 100 metra.

Por të bëhet procesi, që të kuptojmë se ku është faji i Saliut. Por këta nuk kanë qëllim drejtësinë, por të ndëshkojnë Saliun.

Prandaj e quan SPAK-un hanxhar në duart e Ramës.

Kur ja bëjnë Berishës, Metës, Kryemadhit, Belerit, nesër me të njëjtën lehtësia ma bëjnë mua dhe ty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy