“Elsa Lila”, Zeka: Kemi kaluar kufijtë e njerëzillëkut! Artistët shqiptarë mbushin hundët me kokainë, para daljes në skenë (VIDEO)

“Elsa Lila”, Zeka: Kemi kaluar kufijtë e njerëzillëkut! Artistët shqiptarë mbushin hundët me kokainë, para daljes në skenë (VIDEO)

Gazetari Milaim Zeka komenton arrestimin e këngëtares Elsa Lila në Itali, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, foli për kafshëri mediatike shqiptare.

Sipas tij, mediat shqiptare janë futur në treg për interesa të biznesit dhe se gazetarët 80% e tyre kanë kaluar në nivelin e deleve të Facebook.

Zeka tha për MCN Live se në vend që ne të presim apo kërkojnë fakte, argumente, prova dhe mbi bazën e këtyre të bëhen gjykime, vërshohet me akuza.

Sa të famshëm në botë, kjo do jetë pak shokante deklarata ime. Unë e njoh botën e artistëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, pjesa dërmuese e tyre janë përdoruese e drogave. Para se të dalin në skenë i mbushin hundët me kokainë. Kurrë nuk i kam paragjykuar. Ne nuk e dimë se në çfarë mase është përfshirë Elsa Lila dhe gjithë faturën për këtë përfshirje, do e paguajë para gjykatës italiane. A mendojnë këta njerëz për familjen e Elsa Lilës se i lëndojnë vajzën dhe familjen që ka? Me çfarë të drejte nxjerrin historinë e nënës së Elsa Lilës, por nuk kërkojnë se kush e vrau nënën e saj në çfarë rrethane. Mbase zhgënjimi në drejtësi mund ta ketë detyruar të largohet nga Shqipëria.

Zeka deklaroi se nuk po sheh që Elsa Lila ka pasur në pronësi një lokal apo restorant, por edhe nëse ka qenë e përfshirë në trafik droge, roli i medias në momentin që arrestohet një person është të merret me hetuesinë dhe prokurorinë.

Edhe kur rrëzohesh para kalit nuk të shkel, ose rrëzohet mbi ty, ose zmbrapset. Ne po kalojmë kufijtë e njerëzillëkut. Edhe 2 mijë vjet të dënohet, për mua mbetet ylli i muzikës. Ajo është ndër njerëzit më të mirë që kam takuar, prandaj për mua edhe në rast se dënohet ka për të mbetur yll i muzikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy