Curri: Nëse foltorja nuk matet në këto zgjedhje, do të vijë duke u fikur derisa të vdesë

Curri: Nëse foltorja nuk matet në këto zgjedhje, do të vijë duke u fikur derisa të vdesë

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit janë një provë e fortë për PD-në e Berishës. Por, për këtë grupim politik, sfida para hyrjes në zgjedhje, pavarësisht se zgjodhi i pari të 6 kandidatët për kryetarë bashkie, mbetet certifikimi nga KQZ-ja në një koalicion krah LSI-së dhe PDK-së. Në studion e lajmeve të MCN TV, analisti Arjan Curri tha se gjasat janë që KQZ-ja të rrëzojë kërkesën e tyre. Nëse PD-ja e Berishës nuk arrin të futet në këto zgjedhje, sipas Currit, do të vijë duke u fikur derisa të zhduket tërësisht.  

Kjo PD e Shqipërisë e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit është vetëm në zemrën dhe mendjen e berishianëve. Mund të kishin bërë një lojë, të linin LSI-së si koperturë. Sipas meje, kërkesa do të rrëzohet brenda 24 orëve. Nëse këmbëngulin në këtë kërkesë, nuk do jenë pjesë e zgjedhjeve. Lëvizja e Berishës dhe foltorja nëse nuk matet në këto zgjedhje do të vijë duke u fikur derisa të vdesë. Moshyrja e foltores në zgjedhje do të ishte vdekja e saj.

Sa u takon gjasave të Bashës për t’u bërë kryeministër, Curri tha se ato janë pothuajse zero të paktën deri në vitin 2030.

Kryeministër nuk e shoh vetëm nëse ndodhin një sërë mrekullish, siç i kanë ndodhur. Por mrekullitë në seri nuk ndodhin as në librat e shenjtë. Mendoj se kjo është mrekullia e fundit që i ndodh Bashës. Kryeministër nuk e shoh të paktën deri në vitin 2030.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy