Nano në Zululand: Sikur t'iu binte në dorë një dokument që e nxjerr shqipen e shkruar më të vonë, do ta publikonit? Xh. Lloshi i përgjigjet: Po, sigurisht. (VIDEO)

Nano në Zululand: Sikur t'iu binte në dorë një dokument që e nxjerr shqipen e shkruar më të vonë, do ta publikonit? Xh. Lloshi i përgjigjet: Po, sigurisht. (VIDEO)

Me Xhevat Lloshin, Mustafa Nano diskutoi lidhur me shkencën në Shqipëri, ndonëse biseda pati edhe kthesa e devijime. "Ka kuptim të pretendohet të bëhet shkencë në një vend të vogël si Shqipëria?", ishte një nga pyetjet e Nanos. "Po, mund të bëhet shkencë në fushën e studimeve historike, gjuhësore e albanologjike", tha prof. Lloshi, i cili gjatë përgjigjes u ndal te roli i universiteteve, te roli i akademisë së shkencave, te konferencnat shkencore, nw tw cilat flasin njerwz qw nuk kanw asnjw kontribut shkencor, etj. "Është establishmenti politik që e ka frikë shkencën", përfundoi, "sepse të vërtetat shkencore do t'i pengojnë ata të bëjën prapësirat që bëjnë". Nano i kërkoi të shpjegohej, dhe ai tha se "fjala vjen, një ekonomist mund të mbrojë teza që u prishin hesapet politikanëve të prapë, dhe askush prej tyre nuk do donte t'i dëgjonte të vërteta të tilla".

Më tej Nano u ndal tek qëndrimi që duhet të mbajë një shkencëtar kur i duhet të thotë një të vërtetë që bie ndesh me një interes madhor. "Duhet thënë një e vërtetë e tillë që prish ekulibra të rëndësishëm?", ishte pyetja e Nanos. "Po, absolutisht po", ishte përgjigja e Lloshit. Nano vijoi: "Më lejoni të jem më konkret. Nëse do t'iu binte në dorë një fakt që provon se Formula e Pagëzimit e Pal Engjëllit, apo Meshari i Gjon Buzukut, janë dokumenta të fabrikuara, do dilnit në publik e ta bërtisnit këtë fakt?" Prof Lloshi tha se "do ta thoshte nw publik, por pa bërtitur".

Në fund të programit, Nano i bëri ftesën që këtë bisedë ta vijonin edhe të hënën e ardhshme, dhe zoti Lloshi ra dakord.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy