Gruevski dënohet me 2 vjet burg për “Mercedesin” 600 mijë euro

Gruevski dënohet me 2 vjet burg për “Mercedesin” 600 mijë euro

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 2 vjet burg efektiv për ndikim në veprime të paligjshme.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se Gruevski ka porositur një makinë luksoze me çmim prej 600 mijë eurosh në kurriz të buxhetit të Ministrisë së Brendshme dhe ka kërkuar edhe favorizimin e kompanisë Mak Auto Start duke e ditur se ajo është kompania e vetme e cila importon makina të tilla luksoze të tipit “Mercedes”.

Gjykata i ka konsideruar si prova të qartë dokumentet e tenderimit për blerjen e mjetit. Sipas gjykatëses Kacarska, është i qartë favorizimi i kompanisë pasi që gjitha specifikat e "Mercedes"-it që i ka vetëm ai, janë vendosur si kusht në tender.

Po ashtu, gjykata dënoi Gjoko Popovskin me 6.5 vite burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy