Çifti i shqiptarëve në Greqi, u vra për shkak të një borxhi droge. Ky është përfundimi i grupit hetimor që është marrë me vrasjen e Thanas dhe Eleni Currit, më 3 shkurt, në Athinë të Greqisë. Dy nga vrasësit ishin grekë dhe një tjetër shqipar, ndërsa do të merrnin 60 mijë euro për këtë vrasje të dyfishtë.



