Rrethohet përsëri me hekura kantieri në Rrjoll, banorët sërish në protestë

Rrethohet përsëri me hekura kantieri në Rrjoll, banorët sërish në protestë

Kantieri i ndërtimit në Rrjoll, aty ku ndërtuesi Bashkim Ulaj po ndërton resortin e tij, është rrethuar përsëri me mur e me hekura.

 

Banorët e Rrjollit janë mbledhur përsëri në protestë me qëllim shembjen përsëri të rrethimit të tokës që pretendojnë se është pronë e tyre. 

 

Ndërkohë, kompania “Gener 2” ka reaguar përmes një deklarate, duke theksuar se respekton të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizon se kjo e drejtë nuk duhet të shoqërohet me akte dhune, vandalizmi apo dëmtim të pronës private.

 

Në deklaratë, kompania i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së protestës dhe për të parandaluar çdo hyrje të paautorizuar në kantier apo veprime që mund të cenojnë sigurinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy