Marrja e certifikave të pronësisë përmes e-Albania/ Tomorri: Shpresohet heqja e korrupsionit irritues

Marrja e certifikave të pronësisë përmes e-Albania/ Tomorri: Shpresohet heqja e korrupsionit irritues

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama, kreu i Kadastrës dhe shefja e AKSH-it prezantuan një tjetër arritje të revolucionit dixhital siç e quajtën ata, marrjen e certifikatave të pronësisë përmes portalit e-Albania. Me pesimizëm që përmes këtij sistemi mund të kemi korrupsion zero sipas fjalës së kryeministrit, dhe me optimizëm që të paktën të mund të evitohet korrupsioni irritues, shprehet në intervistën e tij për TvT, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri.

“Digjitalizimi i shërbimeve është gjithmonë i mirpritur, sepse heq kontaktin e zyrtarëve të shtetit me palët dhe heq mundësinë e korrupsionit, përshpejton procedurat duke hequr sorollatjet e qytetarëve nëpër zyrat e shtetit. Por fjalisë se kemi zero korrupsion në kadastra, është një fjali që as vet kryeministri nuk e beson, ai është një korrupsion i niveleve të vogla të pesë mijë lekshit, është korrupsion irritues, siç shprehet me gjuhën teknike “korrupsion i vogël”, por jo korrupsion i pronave të mëdha, siç ndodh te prona teteatri, te liqeni, te bregdeti, etj, ky është problemi kryesor që ka Shqipëria e jo digjitalizimi i çertikatave në zyrat e kadastrave”.

Tomorri në këtë intervistë, thotë se çështja e pronave te Teatri është hiq më pak se një grabitje e tokës publike, meqë sipas këtij projekti do të tjetërsohen 8 mijë metra tokë publike, ku do të ngrihen disa kulla, dhe se përtej pjesës urbanistike, kulturore e artistike, e keqja më e madhe është mbi këtë tokë publike lëshohen edhe leje ndërtimi, që përfitojnë vetë disa vetë përmes projekteve kontraverse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy