Pas marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit është rikthyer në normalitet jeta parlamentare dhe komisionet kanë nisur nga puna.
Gazetari Mariglen Kume në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në MCN Tv tha se deputetët që mbështesin Lulzim Bashën nuk kanë marrë pjesë në asnjë komision.
Nuk do të ketë pjesëmarrje të plotë të të djathtëve që kanë dalë nga zgjedhjet e 2021. Sot pati rikthim të deputetëve të Rithemelimit pas marrëveshjes së bërë.
Sot në asnjë nga komisionet nuk ka pasur asnjë nga deputetët që janë pranë Bashës.
Deputetët nuk kanë marrë pjesë në komisione.



