Gjatë një fjalimi në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji kryeministri Edi Rama tha se bashkëpunimi me arkitektë të huaj ka tërhequr vëmendjen e investitoreve të shumtë. Ai tha se qeveria do të marrë masa për të gjitha kompanitë e ndërtimeve që shkelin lejet dhe devijojnë projektin.



