"60% pagesa të detyruara", Buxhuku: Tregu i sigurimeve nuk treg i mirëfilltë, bizneset mbahen në këmbë me ligj dhe polici

"60% pagesa të detyruara", Buxhuku: Tregu i sigurimeve nuk treg i mirëfilltë, bizneset mbahen në këmbë me ligj dhe polici

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e emisionit “MCN Economy” se tregu i sigurimeve në vendin tonë ka pasur rritje sa i përket të ardhurave, por nuk mund të konsiderohet një treg i mirëfilltë sa kohë baza nuk është sigurimi vullnetar.

Tregu i sigurimeve është treg që ka pasur rritje nga viti në vit sa i përket të ardhurave dhe problematikë kanë qenë gjithmonë pagesat, dëmshpërblimet. Nuk është gjë e re. Përpara se të flasim për këtë raportin e arkëtimeve dhe shpenzimeve, duhet të kuptojmë se cila është përbërja e tregut të sigurimeve.

Ende sot pas 30 vitesh, në pjesën dërrmuese në mbi 60% tregu është nga sigurimet e detyruara që do të thotë ti me ligj detyron subjektet ose individët për të bërë sigurimet në treg. Tregon që nuk është treg i mirëfilltë. Nëse sot pas 30 vitesh ende në tregun tonë të sigurimeve që nuk është vullnetar, tregon që është problematik. Nga se përbëhet tregu i sigurimit të detyrueshëm, mund të shkojnë dhe 70%. Tek shifra 228 milionë, 70% kanë qenë sigurime të detyruara. Mjetet detyrohen. Jo treg i mirëfilltë i hapur. Pjesa tjetër, sigurimet vullnetar.

Në vendet e BE-së, është sigurimi vullnetar baza. Tek ne është e kundërta. Kur e sheh në këtë pamje duket sikur je në një treg socialist, ku ti nuk ke biznese të mirëfillta, por janë biznese që mbahen me subvencione ligjore. Me ligj dhe polici detyron të mbash një treg të tillë në këmbë.

Ky është treg i shtrembëruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy