Të kërkosh ndjesë në rradhët e PS-së tashme duket se ka hyrë në modë. Pas ndjesës së kërkuar nga Kryemninistri, Rama për dekorimin e hetuesit të At Zef Pëllumbit, ka ardhur edhe një tjetër “më fal”.
Këtë rradhë fjala “më falni” ka ardhur nga Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, për mos mbajtjen e premtimeve të bëra ndaj operatorëve turistik. Duke folur në takimin e organizuar me të gjith operatorët turistik të Shqipërisë, Ahmetaj tha se ishte e pamundur ulja e TVSH-së për turizmin, ama premtoi se kjo ulje do të realizohet së shpejti.



